Genta Ismajli bëhet romantike për ditëlindjen e të dashurit, kështu e uron

Mediale Vip

Genta Ismajli bëhet romantike për ditëlindjen e të dashurit, kështu e uron

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:56
Genta Ismajli me të dashurin e saj

Genta Ismajli përmes rrjeteve sociale e ka uruar partnerin e saj turk, Husseyin Usta me rastin e ditëlindjes.

Ajo publikoi një fotografi të Ustës dhe shkruan “Fjalët nuk mjaftojnë për të treguar se çfarë je për mua. Faleminderit që më do në mënyrën se si e bën. Në ditëlindjen tënde dëshiroj që Zoti të të bekojë duke t’i plotësuar dëshirat e zëmres tënde të ëmbël. Jam shumë me fat që e kam gjetur dashurinë në dikë siç je ti. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ajo.

Genta dhe partneri i saj shumë shpesh nuk i kursejnë edhe dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se “Ça me bo” titullohet projekti i fundit muzikor nga Genta Ismajli, që e solli në duet me Marselin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat