Elita Rudi në pritje të fëmijës së dytë, thekson barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Elita Rudi në pritje të fëmijës së dytë, thekson barkun e rrumbullakosur

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:03
Elita Rudi

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të mirëpresin në jetë edhe një fëmijë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Elita ndërkohë nuk ka hezituar që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Image

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, ajo është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse për fansat.

“Unë e dua gungën e bebes time”, ka shkruar moderatorja Rudi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Image

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët i kanë dëshiruar asaj një shtatzëni të lehtë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat