Genc Prelvukaj publikon këngë për heroin e UÇK-së, Bekim Berisha

Mediale Vip

Genc Prelvukaj publikon këngë për heroin e UÇK-së, Bekim Berisha

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:36

Genc Prelvukaj ka publikuar një projekt të ri muzikor më ndryshe nga secili që ka sjellur deri më tani.

Këngëtari i mirënjohur ka lansuar këngën me titull “Bekim”, e që është dedikimi Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.

Këtë e theksoi ai vet në postimin e bërë, kur edhe tregoi se kënga tashmë gjendet në Youtube.

“Kjo kënge i dedikohet Bekim Berishes dhe te gjithë ushtareve te rene për çlirimin e Kosovës.
Jam munduar të transmetoj emocionin më të madh por për veprën e tij fjalët janë të mangëta çdoherë”, shkruan Genci.

Projekti u publikua vetëm në verisonin audio dhe është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat