Violeta Kajtazi ka publikuar projektin e ri muzikor.
Violeta Kajtazi këto ditë kishte punuar intenzivisht për të finalizuar projektin e ri muzikor.
Ajo sapo ka lansuar baladën me titull “Sa jam mërzit”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin, që u punua nga TikTak Production.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Valerina Macula, kurse muzikën dhe orkestrimin e bëri Afrim Macula.
Kjo këngë pason projektin “Një jetë kemi”, të cilin këngëtarja e kishte publikuar në vitin 2019.