U akuzuan për drogë, ja çfarë thonë “Sadna” dhe “Alek”

Mediale Vip

U akuzuan për drogë, ja çfarë thonë “Sadna” dhe “Alek”

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:41
“Sadna” dhe “Alek”

Një ditë më parë, mediat indiane bëri bujë lajmi se disa prej aktorëve më të njohur janë përfshirë në hetimin për drogë nga Byroja e Kontrollit të Narkotikëve. 

Mes aktorëve të përmendur ishin edhe Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Alek nga “Bidaai”. 

Dy aktorët kanë reaguar ekskluzivisht për prestigjiozen indiane “India Today”, duke mohuar të jenë përfshirë në këtë çështje. 

“Nuk kisha dijeni për këtë. E mora vesh nga mediat që emri im është përfshirë. 

Nuk kam përdorur kurrë drogë. Nuk e kuptoj pse është përdorur emri im. Ndoshta sepse jam parë në klube duke festuar, por kjo nuk do të thotë që unë përdor drogë.

Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion”-tha Sara Khan.

Ndërsa Angad Hasija deklaroi se ësht i shokuar pasi mësoi lajmin. 

“Jam i shokuar pasi mësova këtë lajm. Janë gënjeshtra dhe unë nuk kam fare lidhje me këtë. Emri im është përmendur pa të drejtë në këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat