Michelle dhe Barack Obama janë njerëzit më të admiruar në botë

Mediale Vip

Michelle dhe Barack Obama janë njerëzit më të admiruar në botë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:42
Michelle dhe Barack Obama

Ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë, Barack e Michelle Obama kryesojnë listën e njerëzve më të admiruar në botë për burra dhe gra, sipas një anketë të këtij viti të realizuar nga YouGov.

Anketa përfshiu 45.000 njerëz në 42 vende.

Që kur nisi anketa më 2014, kjo është hera e parë që Obama mund Bill Gates dhe liderë të tjerë politikë dhe ekonomik.

Obama ndiqet afërsisht nga Gates, i cili pas ka Xi Jinping (i treti), Elon Musk (i nënti), presidenti rus Vladimir Putin (12) dhe presidenti Donald Trump i cili renditet në vendin e 15.

Një numër i madh i yjeve të sportit dhe showbizit gjithashtu janë në këtë listë, përfshirë Cristiano Ronaldon, Lionel messi, Michael Jordan, Jackie Chan dhe Keanu Reeves.

Ish-zonja Micelle Obama, e parë gjithashtu doli e para nga ‘gratë më të admiruara në botë’ duke lënë pas Mbretëreshën Elizabetë II (e treta) dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në vendin e 12. Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u rendit e 13’ta, Greta Thunberg në pozitën 18 dhe Malania Trump e 19’ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat