Gigi Hadid zbulon dhuratën që i ka bërë Taylor Swift

Mediale Vip

Gigi Hadid zbulon dhuratën që i ka bërë Taylor Swift

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:05
Gigi Hadid dhe Taylor Swift

Përveç Bellës, vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të ketë edhe dy teze të tjera: Taylor Swift dhe Donatella Versace.

Gigi ka shpërndarë në Instastory një foto, ku shihet dora e vajzës së saj, emrin e të cilës ende nuk e dimë, duke na treguar edhe dy dhuratat e para të “tezeve” të saj.

E vogla kishte veshur rroba të bardha nga “Versace”, dhuratë nga stilistja italiane, kurse Taylor i ka dhuruar një batanije satin rozë.

Gigi dhe Zayn pushtuan rrjetin këtë të enjte,teksa ndanë dy fotografi të dorës së vajzës së tyre me Zayn, duke shtuar se ajo kishte lindur në fundjavë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat