Theu këmbën katër ditë më parë, Enca tregon se si po i kalon ditët e vështira pas aksidentit: Më mungon…

Mediale Vip

Theu këmbën katër ditë më parë, Enca tregon se si po i kalon ditët e vështira pas aksidentit: Më mungon…

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:19
Enca

Katër ditë më parë, Enca befasoi fansat me fotot e fundit që postoi në llogarinë e saj në Instagram, pasi shfaqej me paterica dhe me këmbë të thyer.

Për shkak të thyerjes, këngëtarja i ishte nënshtruar edhe një operacioni. Por si po i kalon ajo këto ditë?

Ditën e djeshme, Enca postoi disa video në Instastory, ku u tregoi fansave gjendjen e saj.

Image

Në një ndër videot, këngëtarja tregoi edhe këmbën e fashuar, e cila sipas saj, ka nisur të shërohet, pasi mund të lëvizë gishtat.

Më tej, Enca nuk nguroi të jepte edhe një mesazh motivimi për të gjithë ata që po kalojnë një periudhë të vështirë në jetë.

“Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë.”- shprehet ajo, teksa duket plot energji të mira për ta përballuar këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat