Hana po bën namin në Instagram; por babi Mozzik nuk e donte këtë gjë: Ja hapi mami, Loredana!

Mediale Vip

Hana po bën namin në Instagram; por babi Mozzik nuk e donte këtë gjë: Ja hapi mami, Loredana!

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:37
Mozzik

Mozzik ka qenë i ftuari i Luana Vjollcës në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Reperi performoi disa nga HIT-et e tij më të pëlqyera nga albumi i tij “Mozzart”; ku ndër to ishte dhe “HANA”; kënga kushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës së reperit moderatorja dhe autorja e emisionit Luana Vjollca i dedikoi një intervistë në lidhje me Hanën dhe emocionet e Mozzik ishin të mëdha.

Një ndër pyetjet ishte edhe me faktin se Hana po bën namin në Instagram edhe pse nuk ka mbushur ende 2 vjeç, si ka mundësi që i keni hapur instagram dhe ka më shumë followers se shumë artistë të tregut aktual?

Mozzik u përgjigj duke thënë se ai nuk ka dashur që Hana të ketë një llogari në Instagram; por ka qenë Loredana, mami i vajzës së tij; ajo që ia ka dashur dhe ia ka hapur një të tillë.

Vlen të thuhet se faqja e Instagramit të Hanës ka një rrjet ndjekësish vërtet aktivë dhe mund ta quajmë bebin më të famshëm shqiptar në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat