Kënga “Tradhtare” nga Egzon Mjeku në bashkëpunim me Adelina Berishën, e lansuar një muaj më parë u prit mjaft mirë nga publiku.
Pas suksesit me këtë projekt, Egzon Mjeku tani ka lansuar projektin e ri të titulluar “Mëkatare”.
Ky projekt vjen gjithashtu edhe i realizuar me klip nga ana e këngëtarit.
Si në çdo projekt, edhe kësaj radhe artisti i ri i estradës ka zgjedhur të punojë në studion e producentit RZON.
Sa i përket tekstit dhe melodisë së këngës, ato janë punuar nga vet këngëtari dhe producenti.
Egzon Mjeku, një emër i ri në estradë, por një nga zërat më të veçantë.
Më poshtë mund të dëgjoni këngën: