Reperi nuk pret dot dhe ndan lajmin e mirë me fansat!

Mediale Vip

Reperi nuk pret dot dhe ndan lajmin e mirë me fansat!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:38
Noizy

Noizy ka një surprizë për fansat e tij të cilët nuk ju duhet të presin shumë para se të dëgjojnë projektin e tij më të fundit.

Një këngë e re do të vijë në tetor dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili ka dhënë detaje.

Në një postim në Instastory, Noizy duket sikur ka dhënë edhe një ide mbi titullin që mund të jetë “Naughty” nisur nga teksti i mëposhtëm.

“Tetor një tjetër bashkëpunim… Naughty Naughty”, janë fjalët e Noizy-t.

Kënga do të jetë një bashkëpunim, që për momentin mbetet surprizë por fotoja e fundit në një pishinë, duket sikur është shkëputur pikërisht nga xhirimet.

Projekti i fundit muzikor nga Noizy “Bando Diaries” ishte gjithashtu një bashkëpunim të cilin reperi e solli bashkë me Dutchavellin, OneFour, Kekra dhe Divine.

Pak kohë më parë, reperi njoftoi fansat e tij në Instagram se kënga e tij “All dem talk” do të vijë në verisonin remiks, i cili është ende në punim e sipër.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat