Nëse doni të mbroheni nga Covid-19, ndiqni ‘recetën’ e Robert Berishës

Mediale Vip

Nëse doni të mbroheni nga Covid-19, ndiqni ‘recetën’ e Robert Berishës

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 06:37
Robert Berisha

Me kaq shumë udhëtime, takime me njerëz për shkak të punës e profesionit, Robert Berishës i është dashur të jetë shumë i kujdesshëm.

Pasditen e sotme, nga programi “Rudina”, në Tv Klan, ndërsa foli për programin e ri që do nisë së shpejti, tregoi edhe se, fatmirësisht nuk është prekur nga koronavirusi, por për këtë, meritë duket se ka një kurë e veçantë, të cilën ai e ka ndjekur për shkak të kordave të zërit. Para një viti, siç rrëfeu këngëtari, ka pasur probleme me kordat e zërit dhe ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë, ilaçe të cilat tani përdoren edhe për trajtimin e Covid-19.

“Që kur kam filluar palestrën, para 10 viteve, dhe trajneri im personal më ka sugjeruar të konsumoj vitaminë C, magnez, kalcium dhe nuk i kam ndërprerë asnjëherë. Kam pasur probleme dhe me kordat e zërit dhe kam përdorur Dexason dhe Gentamicinë. Tash disa mjekë anglezë kanë thënë që kush ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë është shumë e mirë, sepse tani po i përdorin dhe për trajtimin e Covid-19”,- tha Roberti duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe i kujdesshëm.

“Ndoshta këto më kanë ndihmuar, por edhe kam pasur shumë kujdes. Që tre muaj në Kosovë, pas orës 22:30 nuk lejohet më qarkullimi dhe mbyllet gjithçka. Dënimi është 200 euro. Në Kosovë gjobitesh edhe nëse je pa maskë, edhe në makinë, nëse s’ke maskë, gjobitesh.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat