Në ditëlindjen e Mozzik, Loredana ua bën fansave kokën ‘lëmsh’ me këtë veprim

Mediale Vip

Në ditëlindjen e Mozzik, Loredana ua bën fansave kokën ‘lëmsh’ me këtë veprim

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:02
Loredana dhe Mozzik

Loredana ka habitur fansat me veprimin e fundit.

Mozzik sot feston ditëlindjen e 25-të dhe ka marrë urime të shumta që në orët e para të ditës së sotme.

Këtë ditëlindje, reperi po e feston pranë vajzës së tij, Hanës, ndërsa nuk janë të paktë zërat se ai ka rregulluar raportet me Loredanën.

Madje, kjo e fundit ka habitur të gjithë me një veprim që e bëri mëngjesin e sotëm, duke nxitur akoma më shumë thashethemet për ribashkim me Mozzik.

Ajo publikoi një video në Instagram, në të cilën u shfaq pranë veturës  Mercedes Benz G63 AMG, e njëjtë me atë që Mozzik e ka blerë vitin e kaluar.

Ani pse regjistrimi i veturës dallon, kjo gjë forcoi akoma më shumë mendimin e fansave se dyshja janë bashkuar.

Kujtojmë se gjitha këto veprime vijnë pak kohë pasi në rrjet qarkulloi një video, në të cilën Mozzik dhe Loredana u panë bashkë në një dyqan.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat