Dua Lipa vishet plot me stil gjatë shëtitjes me të dashurin në Nju Jork

Mediale Vip

Dua Lipa vishet plot me stil gjatë shëtitjes me të dashurin në Nju Jork

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:38
Dua Lipa

Dua dhe Anwar kanë më shumë se një vit së bashku.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njëherësh autorja e hitit “One Kiss”, dhe i dashuri i saj modeli Anwar Hadid u panë në rrugët e Nju Jorkut, shkruan Daily Mail.

Ajo kishte veshur një bluzë të zezë të prerë tek barku, duke e kombinuar me pantallona të lëkurës dhe taka të larta.

Anwar kishte veshur një bluzë dhe pantallona të gjerë teksa shijonte ditën. Çifti kishte marrë masa paraprake kundër COVID-19 me maska në fytyrë.

Është raportuar se Dua ka udhëtuar drejt Los Angelosit për të qenë më afër vendlindjes së dashurit të saj Anwar.

Mediet e huaja kanë raportuar se Dua ka ndërruar shtetin për të jetuar me partnerin e saj për frikën se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga pandemia.

Një burim tha se “Ishte e vështirë të shkonte në SHBA, Por, ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, ashtu si Anwar, i cili ka jetuar atje në të kaluarën, kështu që ndihet optimiste”. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat