Tronditëse: Këngëtari nga Kosova flet për muzikantin që vari veten për shkak të skamjes nga pandemia

Mediale Vip

Tronditëse: Këngëtari nga Kosova flet për muzikantin që vari veten për shkak të skamjes nga pandemia

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:35
Behar Morina

Në muajin qershor, Behar Morina, pjesë e grupit të këngëtarit Shkelzen Jetishit kishte vrarë veten duke u varur në litar në një vend të pabanuar të fshatit Moglicë të Gjakovës.

Ndalimi i aktivitetit në klubet e natës si pasojë e pandemisë ka vënë në vështirësi shumë artistë, të cilët nga mungesa e të ardhurave shkojnë deri në vetëvrasje.

Kështu, sispas këngëtarit Labinot Rexha, i cili duke folur për problemet financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19, tregoi se edhe Behar Morina, kishte vendosur t’i marr vetes jetën pikërisht për shkak të borxheve.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, zbuloi Rexha disa ditë më parë në një televizion shqiptar.

“Po dëgjoj se shokë të ngushtë janë rrahur prej borxheve të pakthyera, premtojnë se i shlyejnë psh në datë 15 shtator, dhe s’kanë pas mundësi… kështu është kur bëhet fjalë për shifra 20 mijë euro. Artistët janë në vështirësi” , u shpreh i revoltuar këngëtari Rexha.

Kujtojmë, për vdekjen e Behar Morinës kishte thënë detaje edhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

“ Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, kishte thënë Policia për Metron.

Ndërkaq, personin e gjeti të varur në litar këngëtari Shkelzen Jetishi, i njohur si Xeni, i cili kishte folur shkurt rreth ngjarjes, duke thënë se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndrri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, ishte shprehur Xeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat