Beyonce i bën dhuratë të veçantë fanses me kancer

Mediale Vip

Beyonce i bën dhuratë të veçantë fanses me kancer

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:30
Beyonce

Beyonce e ka befasuar fansen e saj.

Këngëtarja Beyonce ka vendosur që ti bëjë një dhuratë të veçantë fanses së saj, shkruajnë mediat e huaja

Ajo i dërgoi një buqetë me lule vajzës me emrin Lyric Chanel, e cila po lufton me Anaplastic Ependymoma, një formë e tumorit në tru.

Familja e Lyric ka ndarë në instagram videon ku shihet ajo me buqetën dhe kartolina e shkruajtur nga këngëtarja.

“E dashur, mund të shikoj yjet që këtej, mund ta ndjej diellin sa herë ti je afër”, kishte shkruar Beyonce në fillim të kartolinës duke cituar fjalët e këngës së saj “Love On Top”.U emocionova shumë kur pashë se si teksti i këngës të frymëzoi ty, por jo aq shumë sa më frymëzove ti mua. Mezi po pres që të të takoj një ditë dhe jam shumë e lumtur që je në shtëpi shëndosh e mirë. Zoti të bekoftë, B”, kishte shkruar Beyonce dhe gëzimi shihej në sytë e vajzës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat