Në përvjetorin e parë të lidhjes, Paris Hilton me dedikim të veçantë për të dashurin

Mediale Vip

Në përvjetorin e parë të lidhjes, Paris Hilton me dedikim të veçantë për të dashurin

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:43
Paris Hilton

Ata u lidhën për herë të parë me njëri-tjetrin kur bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në pas-ndejat e “In The Style” dhe “Warner Bros Golden Globe” së bashku në janar.

Dhe Paris Hilton dhe i dashuri i saj, Carter Reum, tani po festojnë përvjetorin e parë së bashku, ndërsa dashurinë për partnerin e ka shfaqur në rrjetet sociale.

Trashëgimtarja, 39 vjeçare, i bëri një dedikim special të dashurit ku e quante veten ‘vajza më me fat në botë’ dhe shtoi se ai ishte ‘personi më i jashtëzakonshëm’.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Ndihem si vajza më me fat në botë sepse të kam ty. Ju hapët zemrën time në mënyra që unë nuk e dija se ekzistojnë”, nis dedikimin ajo.

“Ju jeni personi më i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ju e transformuat jetën time në shumë mënyra. Asnjëherë nuk kam menduar se është e mundur të kem kaq shumë dashuri për dikë”, vazhdoi biondja.

“Unë kurrë nuk do ta harroj puthjen tonë të parë. Kur jemi bashkë ndihem sikur jemi në botën tonë dhe gjithçka zhduket rreth nesh dhe jemi vetëm ti dhe unë”.

“Ju jeni gjithçka për të cilën kam ëndërruar dhe je perfekt për mua në çdo mënyrë. Ju më treguat se çfarë është dashuria e vërtetë, ishit ajo pjesë e misterit që mungonte”.

“Faleminderit që ishe njeriu më i mirë, më besnik dhe mbështetës në jetën time. Faleminderit që ma mbushët zemrën me kaq shumë dashuri. Ne e bëjmë njëri-tjetrin të plotë. Ne jemi një”, vazhdoi mes tjerash ajo. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat