Befason fituesi i “Big Brother”, tregon punën e parë që ka bërë dhe sa është paguar

Mediale Vip

Befason fituesi i “Big Brother”, tregon punën e parë që ka bërë dhe sa është paguar

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:06
Arbër Çepani

Fituesi i “Big Brother Albania 1”, Arbër Çepani ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e emisionit “Ftesë në 5” ku tregoi detaje të reja nga jetesa e tij. Ai tha se pasi zhvilloi për pesë vite shkollën profesionale, u zhvendos për të ndjekur studimet në Itali.

Por për të provuar një eksperiencë të re, ai zgjodhi që për disa muaj të shkonte në Angli dhe të qëronte sardele. Edhe pse ishte 17-vjeç, Arbri tha se punonte 12 orë në ditë dhe merrte 30 paund në ditë.

“Unë studimet e larta i kam bërë në Itali. Por për disa muaj shkova në Angli dhe qërova sardele. Punoja 12 orë në ditë dhe merrja 30 paund, kjo ishte rroga ime e parë”, tha Arbri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat