Mozzik dhe Loredana janë bashkë? Kjo përgjigje e reperit na i shtoi akoma më shumë dyshimet për një rikthim

Mediale Vip

Mozzik dhe Loredana janë bashkë? Kjo përgjigje e reperit na i shtoi akoma më shumë dyshimet për një rikthim

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:49
Mozzik dhe Loredana

Mozzik ka qenë kryefjala e mediave rozë këto ditë dhe e gjitha për shkak të një rikthimi të mundshëm mes tij dhe Loredanës. Ka disa fakte që çojnë drejt këtij përfundimi dhe ne po i rendisim të gjitha më poshtë:

Në ditëlindjen e tij Mozzik postoi dy foto dhe në njërën prej tyre shfaqej në sfond silueta e dikujt me flokë biond dhe të gjithë fansat thanë një zëri se ishte: LOREDANA! 

Dyshja që thonë se janë të dnarë u kapën mat duke bërë bashkë pazar në një qendër tregëtare pa vajzën e tyre, Hanën (Kliko këtu)

Mozzik dhe Loredana veshin rroba të njëri-tjetrit 

I ftuar në emisionin Shiko kush luan, Mozzik refuzoi të përgjigjej nëse ka një mundësi rikthimi me Loredanën, ndërkohë që më parë e kishte mohuar në mënyrë kategorike. 

Të dy ndjekin njëri-tjetrin në Tik Tok 

Siç duket kjo periudhë e trazuar ka nërë lëmsh edhe reperin, pasi ky i fundit nuk e di as vetë se çfarë po ndodh me jetën e tij. Si të gjithë personazhet e njohur ai ju është përgjigjur disa pyetjeve në “After Party”-n e organizuar nga Luana Vjollca. Mes gjithë pyetjeve që ju drejtuan ne ishim gjithë sy e veshë të dëgjonim nëse është beqar apo në një lidhje.

“Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”, u përgjigj Mozzik me një buzëqeshje në fytyrë.

Mozzik jo vetëm që nuk i dha fund dyshimeve tona dhe të fansave për rikthimin me Loredanën, por i hodhi akoma dhe më shumë benzinë zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat