Fifi viziton Fjolla Morinën në shtëpinë e izolimit dhe publikon videon emocionuese

Mediale Vip

Fifi viziton Fjolla Morinën në shtëpinë e izolimit dhe publikon videon emocionuese

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:36
Fjolla Morina, Fifi

Prej 22 shtatorit Fjolla Morina qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në kufirin e Shqipërisë. Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.

Ndërkohë ditën e sotme kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

Ajo ka postuar dhe një tjetër foto me Fjollën, duke e theksuar sërish përkrahjen për të.

Ndërkohë Fjolla Morina nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen, përveçse kur foli për thashethemet që u përhapën se ishte në një lidhje me një nga djemtë që e shoqëronte në makinë në momentin e arrestimit.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi Fjolla.

Për sa i përket dy armëve që ju kapën pas kontrollit të policisë, ajo ka deklaruar në komisariat se njërën prej tyre e kishte marrë si dhuratë nga një miku i saj që nuk jeton më dhe se tjera ishte çakmak.

Image
Fjolla Morina, Fifi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat