Khloe Kardashian kritikohet sërish për shndërrimin në fytyrë në fotot e fundit!

Mediale Vip

Khloe Kardashian kritikohet sërish për shndërrimin në fytyrë në fotot e fundit!

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:57
Khloe Kardashian

Kompania e shpërndarjes së produkteve të bukurisë Ipsy, po përballet me reagime të ashpra pasi zbuloi se Khloe Kardashian është bërë fytyra më e re e markës.

Ndërsa fansat e yllit të reality show-t e mirëpritën lajmin, shumë shprehën zhgënjimin e tyre me zgjedhjen e kompanisë, duke iu referuar pamjes gjithnjë në ndryshim të Khloe-s, e cila është akuzuar për Photoshop dhe operacione plastike.

Ipsy njoftoi lajmin në faqen e saj në Facebook të hënën në mbrëmje, duke shkruar: “Njihuni me partnerenn tonë më të re të markës Khloe Kardashian! Ja gjithçka që duhet të dini për pasionin e saj për bukurinë”.

Kompania vendosi edhe linkun në blogun e saj me një përshkrim të gjatë të dashurisë së Khloe-s për produktet e bukurisë dhe listën e artikujve kozmetikë të domosdoshëm.

Por postimi u dynd me dhjetëra komente nga klientët, shumë prej të cilave ishin negative.

“Pasioni i saj për bukurinë paska një fytyrë krejt të re”, shkruante një person.

“Ne duam një grua të vërtetë, dikë që mund të shijohet, dikë me një fytyrë të vërtetë, dikush që është e thjeshtë. Kjo nuk është e tillë”, vijoi një tjetër.

Ipsy është një shërbim i personalizuar që u dërgon abonentëve çanta të mbushura me produkte bukurie dhe kozmetike për një tarifë mujore që varion nga 12 deri në 37 dollarë.

Pasi mësuan se Khloe u bë pjesë e saj, disa klientë thanë se po konsiderojnë anulimin e abonimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat