Justin Bieber feston përvjetorin e parë të martesës!

Mediale Vip

Justin Bieber feston përvjetorin e parë të martesës!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:06
Hailey Bieber, Justin Bieber

Ka kaluar një vit që kur Hailey Bieber dhe Justin Bieber i dhanë fund beqarisë në një ceremoni që nuk do ta harrojnë kurrë.

Ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në New York në shtator 2018 para gjykatësit, vetëm dy muaj pasi ylli i pop-it  bëri një super propozim të papritur në Bahamas.

Pothuajse saktësisht një vit pas martese, ata bënë një super dasmë në Karolinën e Jugut më 30 shtator 2019.

Kështu, ditën e sotme ata festojnë përvjetorin e parë dhe me atë rast i dedikuan njëri-tjetrit disa fjalë që na shkrinë zemrat.

“1 vit më parë bëmë dasmën më të bukur!”- shkruan Hailey në Instagram, duke postuar një foto bardh e zi nga dita e madhe. “Do të doja ta jetoja këtë ditë pa pushim”.

Justin nga ana tjetër e çoi urimin për bashkëshorten në një nivel tjetër duke i premtuar dashuri, mbështetje e përkushtim gjatë gjithë jetës.

“Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt! Ti më mëson kaq shumë çdo ditë dhe më bën një njeri kaq të mirë! Unë do jem i përkushtuar për pjesën tjetër të jetës tonë për të bërë të ndihesh gruaja ime siç Zoti ka caktuar! Zemra ime do përpiqet të arrish të gjitha ëndrrat e tua më të mëdha! Unë premtoj se do të të vë gjithmonë në radhë të parë, për të udhëhequr me durim dhe mirësi !! Gëzuar përvjetorin vajza ime e bukur, e ëmbël”, ka shkruar ai.

Që prej martesës me Hailey-n, Justin ka ndryshuar tërësisht dhe fansat kanë vënë re se është bërë shumë romantik.

Siç thotë edhe vetë këngëtari, tashmë “është shtruar” dhe ka ndërmend të krijojë familje me dashurinë e jetës së tij.

E vështirë për ta besuar, por ai që deri para pak vitesh ai ishte “burri i ëndrrave” i çdo goca tani është burri i vetëm njërës prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat