Demi Lovato publikon një baladë pas ndarjes dhe preku zemrat e të gjithëve

Mediale Vip

Demi Lovato publikon një baladë pas ndarjes dhe preku zemrat e të gjithëve

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:01
Demi Lovato, Max Ehrich

Vetëm 6 ditë pas ndarjes nga nga Max Ehrich, Demi Lovato publikoi një baladë, që (çuditërisht) fliste për ndarjen e një çifti.

“Jam një lëmsh dhe jam ende e shkatërruar/ Por po gjej rrugën e kthimit. Dhe më duket sikur dikush është rrëmbyer/ E gjithë drita që kam pasur ndonjëherë”, këndon Demi në një pjesë të saj.

Balada e fuqishme zbulon dobësinë e Demi-t dhe na kujton disa nga këngët e saj të shkuara si “Anyone” dhe “Skyscraper”. Këngëtarja e publikoi projektin e saj në Instagram dhe e shoqëroi me shprehjen: “Muzika është gjithmonë aty për mua”, duke treguar se pasioni për të është e vetmja gjë që nuk do e lërë kurrë vetëm.

Sigurisht që Demi nuk ka treguar se kujt ja dedikon këngën prekëse, por të gjithë fansat e saj e kanë kuptuar se në të flitet për Max Ehrich. Për këtë arsye ata nuk kanë ngurruar t’i shprehin mbështetjen e tyre artistes dhe t’i thonë se është e plotë edhe pa praninë e dikujt tjetër në jetë.

“Ti je e plotësuar edhe pa dikë tjetër. Nuk je një copëz, je një kryevepër e plotë, e gjitha vetë”, i ka komentuar një ndjekëse këngëtares.

Javën e shkuar Demi dhe Max vendosën t’i jepnin fund fejesës së tyre, për shkak të disa konflikteve të vazhdueshme.

“Ishte shumë e dhimbshme për Demin kur kuptoi se qëllimet e Max nuk ishin të vërteta. Ndarja prej tij nuk ishte një vendim i lehtë. Demi dhe Max ishin bashkë 24/7 për disa muaj me radhë”, kanë thënë disa burime pranë artistes për “People”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Ndërkohë Ehrich ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen dhe se divorcin e kishte marrë vesh nga mediat. Por miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo e kishte paralajmëruar prej kohësh dhe se fjalët e tij e kanë nxehur akoma më shumë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat