“Melodia më e bukur e jetës”; kompozitori shqiptar dhe gazetarja e sportit bëhen prindër per herë të parë!

Mediale Vip

“Melodia më e bukur e jetës”; kompozitori shqiptar dhe gazetarja e sportit bëhen prindër per herë të parë!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:09
Kledi Bahiti dhe partnerja Pejana Elezi

Kledi Bahiti dhe partnerja Pejana Elezi janë bërë prindër për herë të parë, teksa pak minuta më parë kanë mirëpritur në jetën e tyre djalin emrin e të cilin ende nuk e kanë bërë publik.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram vetë kompozitori Bahiti, ku bashkangjitur fotos ku duket dora e bebushit të porsalindur babi i ri shkruan:

“Melodia më e bukur e jetës”

Nisur edhe nga përshkrimi që Kledi i ka bërë të qarës së parë të djalit të çiftit përpos dhjetëra e qindra melodive që ai ka krijuar, me siguri asnjë prej tingujve nuk krahasohet me ndjesinë që i ka falur melodia e zërit të djalit.

Kledi dhe partnerja e tij, gazetarja e sportit Pejana Elezi vetëm pak muaj më parë pranuan se janë në një lidhje, ndërsa sot çifti mban në duar frutin e dashurisë së tyre.

Image
Insta

Urime, për statusin e ëmbël prindërve të rinj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat