Gruaja iu mbyt tragjikisht, aktori tani jeton me motrën e saj: Historia që trazoi rrjetin

Mediale Vip

Gruaja iu mbyt tragjikisht, aktori tani jeton me motrën e saj: Historia që trazoi rrjetin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:39
Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera, Naya Rivera

Ish-bashkëshorti i aktores së njohur Naya Rivera, që u mbyt tragjikisht pak kohë më parë, iu është përgjigjur thashethemeve që qarkullojnë kohët e fundit, sipas të cilave, ai dhe motra e Naya-s po jetojnë një romancë së bashku.

Në fillim të kësaj jave, Daily Mail publikoi foto të aktorit Ryan Dorsey dhe Nickayla Rivera, ku dukeshin me “duar të bashkuara” pas kishin bërë shopping, duke shtuar se me shumë shanse, dyshja janë zhvendosur në një apartament të ri.

“Thuhet se shkëndija mes tyre filloi teksa mbështesnin njëri- tjetrin dhe vogëlushin e të ndjerës, pas vdekjes së saj në korrik”, shkruante Daily Mail.

Aktorja e “Glee” u gjend e vdekur disa orë pasi kishte dalë të lundronte me një varkë bashkë me të birin.

E para që i hodhi poshtë të tilla zëra ishte motra e Naya-s, duke thënë se shqetësimi i vetëm për ta është vogëlushi dhe se s’ka asnjë rëndësi si mund të duken gjërat nga jashtë.

“S’e besoj dot që kjo është jeta e vërtet dhe mua më duhet të sqaroj këto gjëra që s’kanë kuptim.

S’i kisha parë lajmet apo portalet në rrjete sociale që prej korrikut.

Nuk para komentoj gjëra të tilla sepse e di si funksionon, por kjo mori vëmendjen time sepse ka shumë njerëz që mund të thonë shumë gjëra dhe krijojnë opinione në një situatë familjare kaq tragjike”- u shpreh përmes një videoje ish-partneri i Naya-s, duke shtuar se sa e vështirë ka qenë t’i shpjegojë djalit të tij 5-vjeçar vdekjen e të ëmës.

Ryan tha se ishte kërkesa e të birit që tezja e tij të jetonte me ta, pasi ajo është “gjëja më e afërt me të ëmën tani”.

“Një duartrokitje për The Sun dhe Daily Mail dhe gjithë tabloidet e tjera që trillojnë histori të tilla fallco dhe flasin për një lidhje që nuk ekziston.

Sikur të isha i shqetësuar vërtet për një lidhje dhe të mos mendoja për gjithë atë çfarë ndodhi dhe çfarë po jetoj çdo ditë”- përfundon ai.

Megjithatë, tabloidet vazhdojnë të këmbëngulin se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt, dhe pas historisë tragjike, është duke lindur një romancë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat