Dy javët e para të Gigit dhe Zayn si prindër!

Mediale Vip

Dy javët e para të Gigit dhe Zayn si prindër!

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:59
Gigi dhe Zayn

Ashtu si aftësitë e saj në pasarelë, edhe mëmësia po i vjen natyrshëm Gigi Hadid.

Vetëm dy javë pasi supermodelja u bë me vajzë, “E! News” raporton se si po shkon jeta e saj dhe Zayn tani me statusin e ri.

“Gigi është shumë e lodhur, por është një mami e mahnitshme”, ka treguar një burim i brendshëm. “Dy javët e para kanë qenë një tranzicion i vështirë, por ajo nuk është ankuar dhe është shumë e gëzuar të jetë nënë.”

Para lindjes së të voglës në fund të shtatorit, Gigi dhe Zayn kanë udhëtuar në New York për kontrollet e fundit mjekësore para se ekipi i mjekëve të Gigit ta shoqëronte atë përsëri në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, pikërisht aty ku 25-vjeçarja lindi.

Po ashtu, raportohet se çifti po planifikon të rrisë vajzën e tyre pikërisht në këtë fermë.

Ata ndjehen të qetë duke qëndruar atje tani për tani. Gigi dëshiron më shumë privatësi për foshnjën e tyre dhe dëshiron që të jetë në gjendje ta rris larg vëmendjes mediatike.”- shkruan “E!Online”.

Por, Gigi nuk është vetëm, sidoqoftë. Ajo ka Yolanda-n e cila i mbështet dhe po i ndihmon jashtëzakonisht shumë.

Ndërsa motra e vogël Bella Hadid, po i përmbush shumë mirë detyrat e saj si një teze.

Bella ishte shumë emocionuese kur e pa për herë të parë mbesën dhe tashmë është duke blerë për të rroba e gjëra të ndryshme.- thuhet në shkrim.

Ndërsa babai i Gigi, Mohamed Hadid dhe vëllai i saj, Anwar Hadid, gjithashtu janë emocionuar nga fakti që janë bërë me mbesë, megjithatë, modelja po tregohet “shumë e kujdesshme” në lidhje me afrimin e të tjerëve për shkak të pandemisë së virusit.

Fansat e çiftit po presin me padurim për të mësuar se si e quajtën ëngjëllin e tyre të vogël dhe “E!News” raporton se ende nuk është zbuluar, por thuhet se dy yjet me famë botërore i kanë vendosur një emër “unik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat