Demi Lovato thyen komplekset/ Tregon se si ia doli të mos urrejë gjoksin e saj

Mediale Vip

Demi Lovato thyen komplekset/ Tregon se si ia doli të mos urrejë gjoksin e saj

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:59
Demi Lovato

Këngëtarja Demi Lovato, dikur e urrente gjoksin e saj pasi mendonte se ishte një masë shumë e vogël.

Së fundmi, duket se këngëtarja e ka kapërcyer këtë kompleks me veten.

Madje është gati të flasë për ktë temë.

"Fakte. Unë s'kam patur kurrë gjoks derisa fillova të haja ç'të doja. Gjithë jetën time kam e kam urryer gjoksin tim të vogël, por pastaj kur hoqa dorë nga barrierat që i vija vetes në lidhje me ushqimin, kisha gjoksin që doja. Kjo, jam unë e gjitha!"- shkruan Lovato në foton e postuar së fundmi në Instagram.

 

Duket se këngëtarja nuk e ka patur të vështirë këtë ndryshim pasi e ka realizuar në mënyrë krejt natyrale.

Kujtojmë që Demi Lovato në të shkuarën, ka luftuar me buliminë, ankthin dhe probleme të tjera që lidhen me ushqyerjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat