​Një proces gjyqësor i pazakontë kundër Brad Pitt: Premtoi të martohej, por iku?!

Mediale Vip

​Një proces gjyqësor i pazakontë kundër Brad Pitt: Premtoi të martohej, por iku?!

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 15:48
Kelli Christina ka paditur Brad Pitt

Ajo është e panjohur për publikun e gjerë, por kjo nuk e ka penguar që të dalë në ballinat e revistave të shou bizit dhe atë krejt për një arsye të çuditshme.

Kelli Christina ka paditur Brad Pitt, pasi siç pretendon ajo, aktori i njohur i premtoi të martohej me të, madje huazoi 40,000 dollarë prej saj dhe nuk e përmbushi premtimin. Pas nisjes së procesit gjyqësor, aktori i tronditur njoftoi se ai kurrë nuk kishte kontaktuar Christinën, dhe mohoi të kishte marrë para.

Ai më tej thotë se nuk e njeh fare Kelli Christina, e cila pretendon se fituesi i çmimit Oskar e kontaktoi për ta ndihmuar të mbledhë para për fondacionin e tij Make It Right, i cili synonte të rinovojë 150 shtëpi në Nju Orleans.

Christina pretendon se i dërgoi aktorit, i cili "peshon" rreth 300 milionë dollarë, 40.000 dollarë për t'u paraqitur pesë herë në ngjarjet që ajo organizoi, në mënyrë që të grumbullojë para për organizatën e tij jofitimprurëse në vitin 2018.

Ajo pretendon se aktori shmangu shfaqjen në minutën e fundit dhe premtoi të vinte herën tjetër.

Sidoqoftë, burimet pretendojnë se Christina ishte viktimë e një mashtrimi në internet me njerëz të famshëm.

"Ky është një rast i trishtuar i dikujt që ishte viktimë e një mashtrimi në internet me njerëz të famshëm, e cila nuk kishte asnjë lidhje me një të famshëm të vërtetë. Shpresojmë që të tjerët të mësojnë diçka nga kjo situatë fatkeqe", shkruajnë mediat amerikane.

Në një kërkesë ligjore, për të pushuar çështjen, Brad Pitt mohoi të kishte pasur ndonjë komunikim me Christina dhe deklaroi se kurrë nuk i kërkoi asaj para dhe as nuk autorizoi njeri tjetër për ta bërë këtë.

Nga 2007 deri në vitin 2016, Fondacioni Make It Right shpenzoi 26.9 milionë dollarë për të ndërtuar më shumë se 100 shtëpi pas uraganit Katrina në vitin 2005, por në vitin 2018, dy banorë të Nju Orleans paditën fondacionin për shtëpi të ndërtuara në mënyrë jo të duhur dhe të pahijshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat