Dojna Mema ka ndarë para disa orësh një video të personazheve që tregojnë se si e kanë kuptuar se tërhiqen seksualisht nga seksi i njëjtë dhe diskutojnë pse kjo çështje është ende tabu në ditët e sotme. Duke qenë se tema të tilla vazhdojnë të shkaktojnë debat të madh, dikush i ka drejtuar Dojnës një pyetje, që moderatores duket se nuk i ka pëlqyer aspak.
“Jam kurioze të di se si do të ndiheshit ju nëse motra juaj t’ju thoshte të njëjtën gjë? Meqë posti tregon përkrahjen që keni ndaj LGBT”, i ka shkruar dikush një mesazh Memës.
Kjo e fundit e ka ndarë me ndjekësit e saj të tjerë dhe i ka pyetur se çfarë përgjigje duhet t’i kthej zonjës që i ka drejtuar pyetjen. Reagimet kanë qenë të shumta dhe pjesa më e madhe e tyre duhet të shërbejnë si një mesazh për të gjithë ne.
“Do t’i thosha që lumturia e motrës sime është bota për mua”, është përgjigjur dikush.
“Krenare për një motër guximtare! Do e përqafoja fort e fort”, ka shkruar një ndjekës tjetër.
Mirëpo sërish ka pasur mendime kundra, që thonë se kjo nuk është rruga e drejtë.
“Zonja ka të drejtë! Duhet të ecim në rrugën e Zotit, jo në rrugën që ecën kundra Zotit!”, ka shkruar dikush.
Megjithatë përgjigja e Dojnës i ka mbyllur gojën, për t’i vënë vulën një herë e mirë këtij muhabeti.
“Cila është rruga e Zotit? Bibla nuk shkruan të përbuzësh, urresh, dhunosh një qenie njerëzore”, i është kthyer moderatorja.
Askush nga ne nuk e zgjedh këtë rrugë në jetë, sepse ndjenja dhe tërheqja seksuale lind me njeriun, ndaj nuk ka pse të gjykojmë të tjerët në bazë të asaj çfarë duan.