Demi Lovato jo vetëm që e kaloi ndarjen, por u fotografua me ish-të dashurin e aktores së njohur!

Mediale Vip

Demi Lovato jo vetëm që e kaloi ndarjen, por u fotografua me ish-të dashurin e aktores së njohur!

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 13:16
Demi Lovato, Mod Sun

Vetëm dy muaj pasi shpallën fejesën, këngëtarja Demi Lovato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich.

Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale ndjesitë e tij të hidhura dhe për më tepër u fotografua duke qarë në vendin ku i kishte propozuar Demi-t.

Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale. Ndonëse ka qenë aktive në rrjete sociale, ajo ende nuk ka folur publikisht për ndarjen e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se Demi po mundohet të zgjidhë të gjitha problemet që ka me Max-in, i cili nuk po e lë të qetë.

“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë.”- kanë thënë burimet.

Madje, ajo duket se s’vuan më aspak për ish-in e saj, por po kalon kohë me njerëz të rinj.

Tre javë pas ndarjes, Demi është fotografuar duke u argëtuar në shoqërinë e Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me aktoren Bella Thorne.

Ata janë parë në një makinë duke qeshur dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ende nuk dihet ç’po ndodh konkretisht mes çiftit që ka ngritur tashmë dyshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat