Victoria Beckham shpenzoi ‘një mal me para’ për t'i prerë flokët së bijës

Mediale Vip

Victoria Beckham shpenzoi ‘një mal me para’ për t'i prerë flokët së bijës

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 20:53
Victoria Beckham

Victoria Beckham e çoi vajzën e saj 9-vjeçare, Harper Seven, në një sallon luksoz në Londër të quajtur “Hershesons”.

Stilistja e famshme 46-vjeçare postoi foton e së bijës në llogarinë e saj në Instagram duke treguar flokët e Harper dhe duke përshëndetur sallonin.

Mirëpo, sipas faqes së internetit të sallonit, një shërbim 60-minutësh për prerje flokësh kushton deri në 360 £. Dhe patjetër që Victoria mund t’ia lejojë vetes një shpenzim të tillë!

Shpresojmë që prerja t’i ketë pëlqyer David Beckham, i cili është shprehur shpesh që i ka pikë të dobët flokët e Harper. Në vitin 2018 ai ka thënë se nuk ishte i lumtur që Harper zgjodhi t’i priste flokët. Aq i fiksuar ka qenë David me flokët e gjatë të Harper, saqë nuk ia besoi askujt prerjen e tyre, vetëm vetes.

"Dikush është i lumtur dhe dikush jo aq i lumtur. Nuk mendoja se ishte e mundur që kjo vogëlushe të dukej më bukur por..." shkroi ai duke postuar një foto të tij duke prerë flokët e Harper.

Ja dhe prova!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat