Bebe Rexha eksperimenton sërish me ngjyrën e flokëve

Mediale Vip

Bebe Rexha eksperimenton sërish me ngjyrën e flokëve

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:12
Bebe Rexha

Bebe Rexha e ka bërë edhe një tjetër ndryshim në flokë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, njihet për stilin e veçantë.

Ajo nuk e ka aspak problem të bëjë eksperimente dhe së fundmi e ka bërë me ndryshimin e ngjyrave të flokëve.

Bebe fillimisht i ngjyrosi flokët me të kuqe e më pas u ka vendosur edhe një tjetër ngjyrë. Bebe Rexha në disa imazhe të fundit të ndara me ndjekësit e saj në InstaStory, u shfaq me flokë të lyera pak në ngjyrën e verdhë në pjesën e përparme, duke marrë kështu një pamje edhe më ekstravagante se sa ajo kur ishte krejtësisht me flokë të kuqe.

Kujtojmë se ajo është duke xhiruar klipet e këngëve të reja të albumit të saj të tretë, i cili do të dalë në shitje shumë shpejt.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat