Klodiana Shala: Në Greqi më mbajnë si princeshë, ndërsa në Shqipëri...

Mediale Vip

Klodiana Shala: Në Greqi më mbajnë si princeshë, ndërsa në Shqipëri...

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:56
Klodiana Shala

Një nga të ftuarat e puntatës së katërt të “Shiko Kush LUAN”  ishte dhe Klodiana Shala, atlete e mirënjohur nga Shqipëria.

Një nga sfidat dedikuar për Shalën kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa Shala vraponte në një pistë vrapimi.

Pyetjet u moderuan nga kapiteni i skuadrës së kuqe, Florian Binaj dhe përgjigjet e Klodianës ishin mjaft sportive.

Njëra nga pyetjet mori një përgjigje tepër pikante nga Shala. Kur ajo u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vet përse vendosi të qëndronte, përgjigjja e Shalës ishte kjo:

“Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat