“U lidh me Enin dhe më hoqi nga Instagrami”, këngëtarja shqiptare bën deklaratën e fortë për Genc Prelvukajn

Mediale Vip

“U lidh me Enin dhe më hoqi nga Instagrami”, këngëtarja shqiptare bën deklaratën e fortë për Genc Prelvukajn

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:35
Tringa, Genc Prelvukaj

Këngëtarja e njohur Tringa ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur pa dorashka për veten e saj, planet e të ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj.

Dikur, ajo menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj ndaj s’mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me Gencin.

E pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci.

Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte shoqërore, ai e kishte hequr nga Instagram-i kur ishte lidhur me Eni Koçin.

“Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa.

Ndërkohë, as Eni dhe as Genci nuk kanë reaguar ende pas kësaj deklarate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat