Cardi B fshin profilin në Twitter, pasi e akuzuan për rikthimin me Offset

Mediale Vip

Cardi B fshin profilin në Twitter, pasi e akuzuan për rikthimin me Offset

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 00:29
Cardi B

Rep-artistja Cardi B duket se ka hequr dorë nga rrjeti social Twitter, pas aludimeve se u bashkua me Offset.

Ajo gjatë muajit shtator kishte nënshkruar letrat për divorc, kurse para disa ditësh ajo u pa duke shkëmbyer puthje me ish-bashkëshortin, shkruan Mirror.

Ndërkaq, në një paraqitje në Instagram, reperja ka sqaruar veprimin e tillë, pasi thoshte se nuk mund t’i tregojnë asaj çfarë të bëj.

“Një grup i 15-vjeçarëve më tregojnë mua se si të jetojë, sikur të isha Ariana Grande, ose të vija nga Disney”, është shprehur ajo.

Cardi më tutje shtoi: “Unë nuk e publikova letrën e divorcit, një nëpunës i gjykatës e bëri, për këtë njerëzit janë duke qarkulluar fjalë gjithandej”

Ajo pati rastin të falënderoj disa nga fansat e saj, por jo edhe ata që ndonëse pretendojnë ‘se kanë fjetur me të’.

Sidoqoftë kësaj, Cardi dhe Offset u martuan në vitin 2017, ndërsa tani ndajnë vajzën dy vjeçare, Kulture. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat