Aktori flet për vdekjen e babait: Përveç nënës time, askush tjetër nuk mund ta vriste

Mediale Vip

Aktori flet për vdekjen e babait: Përveç nënës time, askush tjetër nuk mund ta vriste

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 09:31
Matthew McConaughey

Aktori i njohur, Matthew McConaughey po përgatitet së fundmi për librin e tij me kujtime, “Greenlight”, i cili do të publikohet ditwn e sotme, më 20 tetor.

Ylli i “Dazed and Confused” ndau disa kujtime për People, duke folur ndër të tjera për ndarjen nga jeta të të atit, James Donald McConaughey.

“Mora një telefonatë nga mami. ‘Babi vdiq’. M’u prenë gjunjët. Nuk mund ta besoja. Ai ishte babai im. Askush dhe asgjë nuk mund ta vriste. Përveç mamit.” – u shpreh Matthew, me humor.

Pavarësisht, se fjalët në sipërfaqe duken sikur u referohen vrasjes së mirëfilltë, ai e ka fjalën për tjetër gjë. Matthew tha se i ati thoshte gjithmonë se do të vdiste duke bërë dashuri me gruan.

“Ai na thoshte gjithmonë mua dhe vëllezërve të mia, ‘Djema, kur të shkoj, do të jem duke bërë dashuri me nënën tuaj. Dhe kështu ndodhi. Ai pësoi atak në zemër, kur arriti klimaksin [kulmin e kënaqësisë gjatë seksit].”

James ndërroi jetë në vitin 1992. Ai dhe e ëma e Matthew, Mary Kathleen, u martuan tri herë si pasojë e marrëdhënies së tyre të komplikuar.

“Ata ishin, disa herë, të dhunshëm. E kam thënë edhe në libër, kështu kanë komunikuar. U divorcuan dy herë dhe u martuan tri herë. Dua të them ishin si oqeani Paqësor, gjatë një stuhie.” – tha aktori për People.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat