Orinda Huta del jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë

Mediale Vip

Orinda Huta del jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:22
Orinda Huta

E gjithë bota duket se po përballet me një valë të dytë të koronavirusit dhe shumë shtete po i kthehen izolimit e masave të rrepta. Orinda Huta ka sjellë një pasqyrim të kësaj situate të vështirë pas një vizite në Belgjikë, për shkak të disa xhirimeve me emisionin e saj “Jo vetëm modë”.

Moderatorja ka treguar se e ka shijuar si eksperiencë, sepse ishte hera e parë që udhëtonte drejt Belgjikës, por nuk i ka pëlqyer po aq pamja e trishtë në qytete. Orinda shprehet se është ndjerë shumë keq kur ka parë sheshet e vendeve turistike të zbrazura nga qytetarët dhe turistët.

“Javën që shkoi për një qëllim të bukur me emisionin @jovetemmode u gjendëm në Belgjikë. Për mua, hera e parë që e vizitoja dhe më kënaqte ideja… edhe pse në një kohë ku vizitat jashtë lejohen veç për punë e për arsye mjekësore. Nuk dua të ndaj veç kaq, por edhe trishtimin që më përfshiu teksa vizitoja qytetin e diamanteve. Ishte BOSH! Bosh nga qytetarët, bosh nga turistët. Tek tuk shikoje ndonjë qytetar që na shikonte shtrembër kur xhironim pa maskë. Sa e trishtë për një vend turistik të shikoje sheshet bosh. Po jetojmë në një kohë të vështirë, por që do ia dalim, duke treguar kujdes për veten e për njerëzit që duam. Është e tmerrshme bashkëjetesa me maskën, por DUHET. Për veten dhe për njerëzit që duam”, ka shkruar Huta shoqëruar me disa fotografi të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Javen qe shkoi per nje qellim te bukur me emisionin @jovetemmode u gjendem ne Belgjike. Per mua, hera e pare qe e vizitoja dhe me kenaqte ideja... edhe pse ne nje kohe ku vizitat jasht lejohen vec per pune e per arsye mjeksore. Nuk dua te ndaj vec kaq por edhe trishtimin qe me perfshiu teksa vizitoja qytetin e diamanteve. Ishte BOSH! Bosh nga qytetaret, bosh nga turistet. Tek tuk shikoje ndonje qytetar qe na shikonte shtrembur kur xhironim pa maske. Sa e trishte per nje vend turistik te shikoje sheshet bosh. Po jetojme ne nje kohe te veshtire por qe do ia dalim, duke treguar kujdes per veten e per njerezit qe duam. Eshte e tmerrshme bashkejetesa me masken, por DUHET. Per veten dhe per njerezit qe duam.

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Belgjika ka qenë një nga shtetet më të prekura të Evropës nga Covid-19 dhe së fundmi është vendosur mbyllja e të gjithë bareve e restoranteve për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Gjithashtu në Itali u morën masa të reja, Franca ka vendosur në izolim 9 qytete të mëdha, ndërsa Republika Çeke po mendon të futet e gjitha në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat