Kourtney nuk kujdeset aspak për punët e shtëpisë dhe ish-bashkëshorti i nxorri të “palarat”!

Mediale Vip

Kourtney nuk kujdeset aspak për punët e shtëpisë dhe ish-bashkëshorti i nxorri të “palarat”!

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:30
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitin 2-15, mirëpo kanë ruajtur marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve që kanë së bashku.

Ata takohen shpesh dhe kalojnë kohë me njëri-tjetrin, gjë që i ka bërë shpesh fansat të mendojnë se ata janë rikthyer bashkë.

Mirëpo, duket se diçka e tillë s’ka për të ndodhur, ndërsa Kourtney dhe Scott do të mbetet gjithmonë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

Për më tepër, marrëdhënia e tyre është aq e lirshme sa Kourtney ia lejon ish-bashkëshortit komentet me humor që i nxjerrin “të palarat”.

Në njërin prej postimeve të fundit në Instagram, Kourtney ka shkruar krahas pozës së saj një pjesë të këngës “WAP” nga Cardi B dhe Megan Thee Stallion.

“Unë nuk gatuaj, unë nuk pastroj”, janë fjalët në foto për të cilat s’ka vonuar edhe komenti i Disick:

“Kjo është e sigurt”- shkruan Scott, duke lënë të kuptohet se e njeh mirë ish-partneren e tij.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat