Zhgënjeu fansat! “Teresa” njofton papritur largimin nga televizioni

Mediale Vip

Zhgënjeu fansat! “Teresa” njofton papritur largimin nga televizioni

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:35
Angelique Boyer

Aktorja e njohur e telenovelave meksikane Angelique Boyer ka bërë një deklaratë të papritur.

Aktorja 32-vjeçare të cilën e kemi në disa role, por më i spikaturi ka qenë “Teresa”, deklaroi se do të shkëputet nga televizioni.

Boyer u shpreh se sapo të mbarojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, që po transmetohet aktualisht në Meksikë, ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv.

Arsyeja për këtë është një pushim që aktorja kërkon të marrë për të paktën 1 vit.

“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”-tha Angelique Boyer, duke zhgënjyer shumë fansa që mezi presin ta shohin me projekte e seriale të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat