Nën drejtimin e Klea Hutës, kjo është skuadra fantastike e artistëve të “Këngë moj”

Mediale Vip

Nën drejtimin e Klea Hutës, kjo është skuadra fantastike e artistëve të “Këngë moj”

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:40
Klea Huta

Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Klea Huta po punon për t’u rikthyer shumë shpejt në ekran.

Siç u bë e ditur edhe më herët, këtë sezon të ri televiziv Klea Hutën do ta shohim në “Vizion Plus”, në një emision dedikuar muzikës nga vëllezërit Laço.

Klea do të jetë në drejtimin e këtij emisioni i cili do të titullohet “Këngë moj”, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe skuadra fantastike e artistëve të emisionit.

Ka qenë këngëtarja Rosela Gjylbegu ajo që ka ndarë një foto krah artistëve të njohur si Soni Malaj, Maya, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eli fara, Vikena Kamenica, Artjola Toska, Juliana Pasha, Era Rusi, Aurela Gaçe, Kamela Islamaj e shumë të tjerë, shoqëruar me mbishkrimin: “Skuadra më e mirë”.

Pra, emrat më të njohur të muzikës shqiptare janë mbledhur bashkë për të na dhuruar një program fantastik, i cili do të na fiksojë të gjithëve para ekranit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Best team @kenge_moj 😜

A post shared by Rosela Gjylbegu (@roselagjylbegu) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat