I bllokon foton komedianes së njohur, Instagrami kërkon falje publike

Mediale Vip

I bllokon foton komedianes së njohur, Instagrami kërkon falje publike

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 06:27
Celeste Barber

Algoritmet e Instagramit kanë ndaluar përdoruesit e platformës të shihnin një nga postimet e fundit të komedianes australiane, Celeste Barber. Ajo poston foto, ku me pozicionet e saj imiton foto të modeleve, aktoreve, kengëtareve etj.  

Këtë herë ajo ka parodizuar foton gjysmë-nudo të modeles Candice Swanepoel, e cila u cilësua nga Instagrami si foto që shkel 'standardet etike të komunitetit'.

Ky është konsideruar si një gabim i turpshëm nga njerëzit, pasi Celeste, në të vërtetë, kishte veshur më shumë rroba në postimin e saj të fundit sesa modelja.

Barber është bërë e famshme për paroditë e saj qesharake në Instagram, ku duke pozuar në të njëjtën mënyrë si modelet, ajo do të tregojë sa qesharake mund të duket një grua 'e vërtetë' kur bën të njëjtat foto. Ajo ka grumbulluar më shumë se 7.3 milionë ndjekës, por këtë herë Instagrami nuk e pranoi foton e saj të fundit.

Pati shumë njerëz që reaguan dhe u revoltuan nga ky fakt i padrejtë. Celeste ndau një tjetër imazh nudo për të tërhequr vëmendjen e moderatorëve të platformës.

"Këtu, thjesht për të kontrolluar standardet tuaja të dyfishta",- shkroi ajo në postim.

Shumë shpejt platforma e Instagramit i kërkoi falje Celeste-s, duke e konsideruar këtë gjë si një incident që nuk duhet të kishte ndodhur.

"Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, ne jemi të përkushtuar për të adresuar çdo pabarazi në platformat tona",- tha shefi i politikës publike të Instagramit, Philip Chua.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

When you finally sit down and your kid asks for a drink. #celestechallengeaccepted #celestebarber #funny

A post shared by Celeste Barber (@celestebarber) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat