“Çdokush duhet të krenohet me të”, ish-deputetja serbe habit me deklaratën për Dua Lipën

Mediale Vip

“Çdokush duhet të krenohet me të”, ish-deputetja serbe habit me deklaratën për Dua Lipën

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:11
Dua Lipa

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç ka shprehyr publikisht vlerësimin e saj për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të krenohet me Duan dhe kjo vjen pas suksesit më të ri të artistes.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj femre. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, shkruan ish-deputetja.

Ky postim i saj vjen pasi Dua Lipa ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015, duke u bërë kështu ndër artistet me këngët më të shitura në histori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat