Edhe pse të ndarë, Nora e bën këtë gjë për Robertin

Mediale Vip

Edhe pse të ndarë, Nora e bën këtë gjë për Robertin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:31
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora Istrefi dhe Robert Berisha ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Por, edhe pas ndarjes, çifti kanë vazhduar t’i ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e tregojnë publikisht.

Roberti është në përgatitje të një projekti të ri televiziv, andaj për këtë e mori edhe përkrahjen publike të Norës.

Përmes një postimi në Instagram, Nora publikoi fotografinë me të cilën paralajmëron emisionin e ri të Robertit.

Ndryshe, dyshja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Renee.

Projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi është “Dy zemra” në duet me Butrint Imerin, kurse përmes disa fotosesioneve artistja ka paralajmëruar diçka të re. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat