Video virale ku Kryeministri Rama e përshëndet ministrin grek me "Ejvallah" kënduar nga Aziz Murati

Mediale Vip

Video virale ku Kryeministri Rama e përshëndet ministrin grek me "Ejvallah" kënduar nga Aziz Murati

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:36
Aziz Murati

Një video ku duket Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri grek Dendias dhe falenderimi që i bën z.Rama me fjalë "Ejvallah", ka nisur të bëjë xhiron e rrjeteve soaciale.

Në fakt duket sikur Kryeministri shqiptar po e përshëndet ministrin grek me këngën më të re të artistit Aziz Murati që mban po këtë titull.

Nuk ka dashur shumë që ndjekësit dhe fansat të bëjnë këtë lloj montazhi duke përdorur këngën e këngëtarit pasi Rama thotë këtë frazë.

Kujtojmë që kënga më e re e Aziz Muratit ka ardhur pak ditë më parë e po pritet mjaft mirë.

Ndërsa klipi është xhiruar në Turqi nga produksioni Galaktika Pictures nën drejtimin e Bunjamin Kurtishi i cili është dhe menaxher i këngëtarit.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat