Maluma fotografohet me të dashurën e re dhe shkojnë kaq shumë!

Mediale Vip

Maluma fotografohet me të dashurën e re dhe shkojnë kaq shumë!

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:23
Susana Gómez, Maluma

Në muajin shtator Maluma postoi në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re. Në fotot shihni ‘pretty boy’ duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze.

Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e  nisjes së një romance.

E dashura e re e Maluma është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

Së fundmi, kolumbiani është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Dhe këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar.

Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat