Kjo deklaratë e tij për Kim Kardashian tregon gjithçka për raportin me Kanye West

Mediale Vip

Kjo deklaratë e tij për Kim Kardashian tregon gjithçka për raportin me Kanye West

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:35
Kanye West, Kim Kardashian

Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes dhe Kanye West i kushtoi një deklaratë të fortë dashurie. Reperi ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor. Ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

“Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar Kanye përkrah fotos, duke dëshmuar para botës se dashuria e tij për Kim vazhdon të mbetet e njëjtë.

Ata të dy janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë 4 fëmijë bashkë. Para një muaji përflietj se Kim dhe Kanye po shkonin drejt divorcit dhe se shkak për këtë ishin bërë problemet me shëndetin mendor të reperit. Thuhej se martesa mes çiftit të famshëm nisi të shfaqte lëkundjet e para që nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimesh shokuese në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat