Çfarë fshihet pas fotos super romantike të Eni Koçit dhe Genc Prelvukës?

Mediale Vip

Çfarë fshihet pas fotos super romantike të Eni Koçit dhe Genc Prelvukës?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:16
Eni Koçi dhe Genc Prelvuka

Ditën e djeshme, Eni Koçi dhe Genc Prelvuka publikuan në llogaritë e tyre në Instagram një foto romantike buzë detit.

Genci e kishte ngritur në krahë partneren e tij dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.

“Një moment që kthehet në kujtim të përhershëm”, ka shkruar Genci krahas fotos së bukur.

Ndërsa Eni shkruante: “Një histori e vërtetë dashurie, nuk përfundon kurrë”.

Por, duket se pas fotos fshihet një projekt muzikor, sepse Genci paralajmëroi një ditë më parë se më 1 nëntor do të publikojë videoklipin e këngës “Mungon”.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka zbuluar se klipi është xhiruar buzë detit, në të njëjtin vend ku ka realizuar edhe foton me Enin.

Ndoshta kjo tregon se Eni do të jetë protagonistja në klip.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat