Butrinti i kthehet fansit që e akuzoi për vjedhje të këngës së fundit!

Mediale Vip

Butrinti i kthehet fansit që e akuzoi për vjedhje të këngës së fundit!

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:44
Butrint Imeri

Ditën e djeshme Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në You Tube dhe në rrjetet sociale një këngë 1:36 minuta të gjatë, si një surprizë të bukur për fansat.

Ai shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur. (në këngë)

Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Kaq ka mjaftuar që ata të shpërthejnë në akuza se ka kopjuar këngën, por në fakt ajo është remake. Këtë e ka sqaruar edhe vetë Butrinti, i cili si rrallëherë i ka kthyer koment një fansi, duke mohuar akuzat.

“Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita.”- ka shkruar fansi.

Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah”.

Kjo është kënga në turqisht, që ndonëse është shumë e vjetër, mbetet një nga hitet më të bukura në muzikën turke.

Pak ditë më parë në Internet qarkulloi kënga e re e këngëtarit e titulluar “Gjeje”. Natyrisht ishte vetëm në versionin audio dhe nuk dihet se si kjo këngë ka dalë nga studioja për tu shpërndarë në rrjet pa lejen e tij.

Tashmë ajo është fshirë nga You Tube, teksa vetë Butrinti nuk ka reaguar rreth kësaj teme.

Në fakt, gjatë verës në rrjet qarkulloi edhe një video e modeles së njohur Dorina Gegiçi, e cila shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit.

Kënga duket të jetë shumë ritmike, teksa ra në sy edhe komenti i Butrintit që shkruante asokohe “Phantom”, dhe mendohet se ky është titulli i këngës.

Por, për arsye që ende nuk i dimë kënga nuk është publikuar. Nëse do lançohet më vonë, këtë nuk dimë ta themi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat