Akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, gjykata merr vendimin e rëndësishëm për Michael Jackson

Mediale Vip

Akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, gjykata merr vendimin e rëndësishëm për Michael Jackson

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:45
Michael Jackson

Një gjykatë amerikane ka rrëzuar procesin gjyqësor të një prej akuzuesve të Michael Jackson, i cili pretendon se kompanitë e mbretit të Popit e lejuan këngëtarit që të abuzonte me të dhe fëmijët e tjerë.

James Safechuck pretendon se këngëtari filloi të abuzonte me të kur ishte vetëm 10-vjeç.

Në vitin 2014, ai ngriti padi ndaj MJJ Productions dhe MJJ Ventures duke pretenduar se kompanitë u krijuan për të lehtësuar abuzimin seksual të fëmijëve nga Michael Jackson.

Por gjykatësi e hodhi poshtë çështjen, duke thënë se kompanitë nuk kishin një detyrë të kujdeseshin për Safechuck.

“Jemi të kënaqur që gjykata ra dakord që Safechuck nuk kishte asnjë bazë për padinë e tij,”- thanë përfaqësuesit e kompanive, Jonathan Steinsapir dhe Howard Weitzman.

Safechuck ishte një prej dy burrave që akuzuan yllin e ndjerë të popit për abuzim në dokumentarin e vitit të kaluar Leaving Neverland.

Në procesin gjyqësor të tij, ai tha se Michael Jackson abuzoi me të qindra herë në shtëpitë e tij dhe gjatë turneve në fund të viteve 1980 dhe fillimin e viteve ’90.

MJJ Productions dhe MJJ Ventures u krijuan nga Jackson për të drejtuar karrierën e tij

Por në procesin gjyqësor u pretendua se: “Qëllimi i dytë i fshehtë i këtyre bizneseve ishte të funksionin si një vend për abuzimin seksual të fëmijëve, të projektuar posaçërisht për të gjetur, tërhequr dhe joshur viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve”.

Safechuck gjithashtu u shfaq në një reklamë të Pepsit së bashku me këngëtarin, si edhe shfaqej shumë shpesh në skenë me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat