U zhduk nga rrjetet sociale, ç’po ndodh këto kohë me Feron?

Mediale Vip

U zhduk nga rrjetet sociale, ç’po ndodh këto kohë me Feron?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:21
Arbenita dhe Fero

Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajli, e cila s’kalon asnjëherë pa marrë vëmendjen e mediave, Fero u “zhduk” papritur nga çdo rrjet social.

Pa lajmëruar më herët ndjekësit e tij për këtë vendim që kishte në mendje, reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram duke i lënë të gjithë kuriozë dhe në merak.

I vetmi rast kur e pamë reperin ishte në një video intime me Arbenitën në shtrat, të publikuar nga kjo e fundit.

“Privé” ka zbuluar se reperi është në Kosovë e këtë kohë po e kalon në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.

Me siguri Fero do të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja për të cilat u bëmë tepër kuriozë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat